Kuvendi sqaron: Deputetët e dorëhequr të “Listës Serbe” nuk përfitojnë pagë kalimtare

Pas raportimeve se deputetët e Listës Serbe që kanë dhënë dorëheqje do të vazhdojnë të paguhen për 12 muaj, Kuvendi i Kosovës ka reaguar përmes një njoftimi për media.
Kuvendi i Kosovës sqaron se deputeti jep dorëheqje, nga ajo ditë i pushojnë të gjitha të drejtat që mund të kishte përfituar si ish-deputet, përfshirë edhe pagën kalimtare deri në 12 muaj.
“Në funksion të sqarimit të publikut lidhur me përfitimet e ish-deputetëve, njoftojmë si në vijim: Kur Kuvendi shpërndahet, qoftë pas mandatit të rregullt apo me ndërprerje të mandatit, deputetët e legjislaturës përkatëse gëzojnë të drejtën në pagë kalimtare deri në një sistemim të ri, më së shumti 12 muaj. Ndërsa kur deputeti jep dorëheqje, nga ajo ditë i pushojnë të gjitha të drejtat që mund të kishte përfituar si ish-deputet, përfshirë edhe pagën kalimtare deri në 12 muaj”, thuhet në njoftim
Në anën, të mërkurën janë betuar deputetët e rinj të Listës Serbe: Millan Kostiq, Zoran Maksimoviq, Svetislav Gjokiq, Ksenija Bozhoviq, Radosh Mihajlloviq, Bilana Makshiq, Milan Joksimoviq, Nenad Radenkoviq, Olivera Zdravkoviq nga Lista Serbe, si dhe Cvetko Velkoviq nga partia Iniciativa qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë./21Media

Back to top button