New York-u goditet nga stuhia e borës, dy të vdekur

Në New York, pjesa perëndimore është goditur nga stuhi bore, si pasojë dy persona kanë humbur jetën.
Për shkak të stuhisë, rrugët janë mbyllur e janë anuluar fluturime para festës së Falënderimeve.
Deri të premten në mbrëmje, 1.5 metra borë kishte mbuluar rrugët në qytetin e Orchard Park, New York, pranë Buffalos në kontenë Erie të goditur rëndë, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.
“Ne dërgojmë ngushëllimet tona më të thella dhe i kujtojmë të gjithëve se kjo borë është shumë e rëndë dhe e rrezikshme”, tha Poloncarz.
Mot i ngjashëm pritet të vazhdojë edhe gjatë fundjavës.
“Reshjet historike të borës do të jenë të mundshme në jug të Buffalos. Ajri shumë i ftohtë do ta shoqërojë këtë ngjarje me temperatura 20 gradë nën parashikimin normal deri në fundjavë”, shkroi Shërbimi Kombëtar i Motit të premten./21Media

Back to top button