Kuvendi të enjten do të mbajë seancë plenare

Kuvendi i Kosovës të enjten (28 tetor) do të mbajë seancë plenare.
Në rend të ditës janë edhe dy projektligje, ai për punët publike dhe çmimet tavan për produktet elementare, për të cilat nuk kishte kuorum për votim në seancat e kaluara.
Krahas kësaj, deputetët do të shqyrtojnë edhe disa projektligje të tjera.
Këto u bën të ditura sot, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Back to top button