Ky është 71 vjeçari me hundën më të madhe në botë

A keni menduar ndonjëherë se ju mund të posedoni ndonjë gjë që do të ju veçonte nga miliarda njerëz në botë, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për burrin turk, Mehmet Özyürek.
Kjo sepse 71-vjeçari nga Turqia ka hundën më të madhe në botë tek një person i gjallë.
Sigurisht, mund të ketë të tjerë atje që kanë hundë më të gjatë, por ata kurrë nuk e kanë bërë veten të njohur në Rekordet Botërore të Guinness -it, dhe sigurisht që kurrë nuk e kanë vënë veten në dispozicion për të matur hundën e tyre në televizione që ti shohin të gjithë, shkruan ladbible.
Meqenëse hunda është një nga pjesët e pakta të trupit që së bashku me veshët vazhdon të rritet ndërsa plakemi, ka një shans të mirë që një matje e mëtejshme 11 vjet më vonë të zbulojë se ai vetëm e ka zgjeruar rekordin e tij.
Ndërsa ai me siguri ka hundën më të gjatë të regjistruar në një person të gjallë mirëpo nuk duhet të përjashtohet mundësia se ai mund të mos ketë hundën më të gjatë në histori.
Kujtojmë që, hunda madhështore e Mehmetit u mat në vitin 2010 në xhirimet e shfaqjes televizive ”Lo Show dei Record” në Romë, Itali./21Media

Back to top button