Kualifikimet drejt ”Katar 2022”, këto janë ndeshjet e sotme

Kualifikimet drejt Kampionatit Botëror ”Katar 2022” do të vazhdojnë edhe sot, ku do të kemi disa ndeshje tejet interesante.
Fokusi sot do të jetë te përballja mes Kombëtares së Suedisë dhe asaj të Kosovës, dhe ajo mes Hungarisë e Shqipërisë.
Ndeshja mes Suedisë e Kosovës i takon Grupit B të kualifikimeve drejt ”Katar 2022”, kurse ajo mes Hungarisë dhe Shqipërisë do të jetë në kuadër të Grupit I.
Po ashtu ndeshje interesante pritet të jenë ajo mes Gjeorgjisë e Greqisë dhe ajo mes Andorrës e Kombëtares së Anglisë.
Të gjitha ndeshjet e sotme të programit kualifikues drejt Botërorit ”Katar 2022” i gjeni më poshtë.
Grupi A
18:00 Azerbajxhani – Republika e Irlandës
20:45 Luksemburgu – Serbia
Grupi B
18:00 Gjeorgjia – Greqia
18:00 Suedia – Kosova
Grupi C
15:00 Lituania – Bullgaria
20:45 Zvicra – Irlanda e Veriut
Grupi D
15:00 Kazakistani – Bosnja dhe Hercegovina
18:00 Finlanda – Ukraina
Grupi F
18:00 Skocia – Izraeli
20:45 Ishujt Faroe – Austria
20:45 Moldavia – Danimarka
Grupi I
20:45 Andorra – Anglia
20:45 Hungaria – Shqipëria
20:45 Polonia – San Marino

Back to top button