Ky është adoleshenti më i shkurtër në botë

Dor Bahadur Khapangi është adoleshenti nga Kathmandu e Nepalit, i cili arriti rekord. Ai u regjistrua në Ginis si adoleshenti më trupshkurtër në botë.
Gjatësia trupore e Dor Bahadur Khapangi është 73.43cm.
Ky adoleshent u lind në Nepal në vitin 2004.
Sa i përket këtij rekordi në radhë të femrave, atë e mban Jyoti Amge nga India.
Në vitin 2009 u vërtetua se ajo ka gjatësinë trupore 61.95cm.
Amge, tani 28 vjeçe, vazhdon të mbajë këtë rekord. Ajo në vitin 2014 u paraqit me rol në serinë amerikane American Horror Story-Freak Show, ku luajti rolin e Ma Petit./21Media

Back to top button