Ky është aplikacioni që i paralajmëron njerëzit para se termeti të ndodh

Kur fillon një tërmet, paralajmërimi i disa sekondave mund të nënkuptojë ndryshimin midis jetës dhe vdekjes.
Teknologjia e re amerikane do t’u japë miliona njerëzve këtë paralajmërim. Tashmë në përdorim shtëpiak, është duke u testuar në vende të tilla si Kili, Greqia, Izraeli, Republika e Koresë dhe Turqia, ndër kombe të tjera.
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) bashkëpunoi me disa universitete të Bregut Perëndimor dhe një universitet kërkimor zviceran për të zhvilluar një aplikacion celular që u dërgon miliona banorëve të Bregut Perëndimor të SHBA-së dhjetëra sekonda para se një tërmet të godasë zonën e tyre.
Aplikacioni, ShakeAlert, u bë i mundur nga 12 milionë dollarë financime nga qeveria amerikane dhe përfshinte vendosjen e qindra sizmotrave në të gjithë Kanadanë dhe shtetet amerikane të Uashingtonit, Oregonit dhe Kalifornisë.
Kur sensorët zbulojnë fillimet e një tërmeti me magnitudë 5.0 ose më shumë, banorët marrin një mesazh që u thotë të kërkojnë mbrojtje.
“Sistemet e mundësuar nga ShakeAlert mund t’i kthejnë sekondat e thjeshta në mundësi për njerëzit që të ndërmarrin veprime mbrojtëse që shpëtojnë jetën”, ka thënë një zyrtari i USGS, David Applegate.
Sistemi ShakeAlert vjen pas 13 vitesh zhvillimi, bashkëpunimi akademik dhe testimi shtet pas shtet.
Studiuesit e UC Berkeley e zhvilluan dhe e testuan atë në vitin 2007. Ai funksionoi mirë, duke lëshuar alarme edhe përpara se valët S – valët më të dëmshme që gjëmojnë nën tokë, të arrinin në sipërfaqen e tokës.
Shtetet e Bashkuara i bashkohen vendeve si JaponiaMeksika dhe Kili, të cilët kanë sisteme alarmi të sponsorizuara nga qeveria për të sinjalizuar tërmete të mëdha për qytetarët e tyre./21Media

Back to top button