Ky është lojtari më i mirë i muajit në Premier Ligë

Rodrigo Muniz është votuar si lojtari më i mirë i muajit mars në Premier Ligë, kështu duke u bërë lojtari i tretë në histori të Fulhamit që e bënë këtë gjë.

Muniz ishte bashkë-golashënuesi më i mirë i muajit që lamë pas, duke shënuar katër gola dhe duke regjistruar një asistim.

Ai shënoi një gol dhe asistoi një në fitoren 3:0 kundër Brightonit, shënoi dy gola në fitoren 3:0 kundër Tottenhamit dhe e përfundoi muajin me një gol të bukur kundër Sheffield United.

22-vjeçari brazilian bëhet lojtari i parë i Fulham që e fiton çmimin në më shumë se 14 vjet.

Portieri Mark Schwarzer ishte fituesi i fundit i Fulham, në shkurt të vitit 2010, ndërsa Louis Saha e fitoi atë në gusht të vitit 2001.

Muniz kryesoi listën e ngushtë me shtatë lojtarë pasi votat e publikut në faqen e internetit EA SPORTS u kombinuan me ato të një paneli ekspertësh të futbollit.

Back to top button