Ky është programi i ditës së shtatë të edicionit të dhjetë të FemArt

Ka nisur më 14 qershor edicioni i dhjetë i FemArt.
Për këtë edicion të radhës, FemArt ka përgatitur program të larmishëm duke bashkëpunuar me artistë vendor e të huaj.
Sot(20 qershor) shënon dita e shtatë e këtij edicioni dhe do të nis me konferencën&publikimin e raportit “Gjinia dhe Marrëdhëniet e Pushtetit”.
Programi do të vazhdojë me interpretuesen e Miriam Engel.
“Si një artiste dhe interpretuese multidisiplinare që pranon rëndësinë e teknikës së strukturuar dhe të cilësive dhe krijimtarisë individuale; Master Klasa e Miriam Engel është një përvojë e eksplorimit të shprehjes dhe zgjerimit përmes lëvizjes, duke theksuar përdorimin e plotë të potencialit fizik individual dhe virtuozitetin dhe interpretimin e plotë të trupit dhe mendjes”, thuhet në njoftim.
“Enigma e revolucionit” është shfaqja që do të jeper po në këtë ditë, nisur nga ora 21:30.
Kjo shfaqje e teatrit DAH, kujton 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore./21Media

Back to top button