Ky është projekti që e solli në Kosovë Alban Ukajn

Aktori shqiptar Alban Ukaj i njohur nga rolet e tij në filma ndërkombëtar, ka folur në “Për Ditë të Mbarë” të RTV21 për projektin më të ri filmik që e solli atë në Kosovë.
“Xhirimi I filmit ‘Era’ me regji të Parta Kelmendit, kemi fillua në fakt xhirimet vitin e kaluar, meqenëse filmi ndodh në tri periudha të ndryshme kohore , kjo është pjesa e fundit, ka mbet edhe pak me i përfundua xhirimet”, ka thënë Ukaj në PDTM.

Kujtojmë që, Uka ka qenë pjesë e filmit “Quo vadis, Aida?”, i regjisores nga Bosnje e Hercegovina, Jasmilla Zhbaniq, I cili është shpallur filmi më i mirë evropian për vitin 2021./21Media

Back to top button