Miratohen në parim tri projektligje

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme miratoi në parim Projektligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tokën bujqësore, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kimikate dhe Projektligjin për Ushqim.

Këto projektligje janë nga seanca të kaluara, porse janë rikthyer edhe sot në votim.
Të njëjtat janë votuar nga deputetët e mazhorancës, pasi ata të opozitës nuk kanë marrë pjesë në votim.
Seanca është duke vazhduar./21Media
Back to top button