Ky është urimi që Meryem Uzerli i bëri të atit për ditëlindje
Aktorja turko-gjermane, Meryem Uzerli është shumë e dashur për publikun shqiptar.
Sot ka festë në shtëpi, pasi që babi i saj feston ditëlindjen.
Uzerli përmes një postimi në ”Instagram”, e ka uruar të atin për ditëlindje me disa fotografi të veçanta.
”Urime ditëlindjen babi, të duam shumë ty”, ka shkruar aktorja krahas fotografive.


Ndërkaq, Meryem Uzerli është nënë e dy vajzave. Përsa i përket jetës profesionale, Uzerli ka qenë pjesë e shumë serialeve të ndryshme, e ndër ta është edhe seriali ”Sylejmani i madhërishëm”, ku ka luajtur në rolin e Hyrremit./21Media