Plani i ri “Ultra” i Netflix do t’u kushtojë më shtrenjtë përdoruesve
Netflix po përballet me një situatë jo shumë të këndshme.
Në mesin e humbjes së abonentëve, ku numri besohet të jetë afro një milion, një ndër shtyllat bazë që e bëri këtë platformë edhe më të përdorur është se përdoruesit kishin mundësi të ndanin llogarinë e tyre edhe me 3 persona të tjerë.
Abonimet e Netflix ndaheshin midis abonimeve të bazës, gjë që kërkonte 7,99 euro në muaj për të parë platformën në një TV të vetëm. Për 10.99 euro mund të shihnin platformën në dy ekrane në të njëjtën kohë.
Për 13.99 euro në muaj mund të shihnin platformën deri në 4 televizorë ose pajisje, po ashtu ultra-HD.
Netflix do t’i shtrenjtojë shërbimet për përdoruesit që ndajnë llogarinë deri në 4 persona.
Me këtë rast po testohet një plan i ri “Ultra”, një plan që do të kushtojë 3 euro më shumë në muaj dhe për më tepër do të ndryshojë gjithçka në abonimet e Netflix.
Sipas “ADSLZone”, plani i ri “Ultra” do të kushtojë 16,99 euro në muaj. Ndërkaq, plani “Premium” i cili deri më tani lejonte që llogaria të ndahej deri në 4 persona, ka ndryshuar numrin maksimal të përdoruesve të njëkohshëm në vetëm dy persona./21Media