Ky klub evropian i ofron 230 milionë euro për Yamalin

Që prej momentit kur u fut në ekipin e parë të Barcelonës në moshën 15-vjeçare, rreth Lamine Yamal janë shumuar zërat për të ardhmen e tij.
Në javët e fundit, interesimi nga Paris Saint-Germain ka arritur nivele astronomike: sipas raportimeve të “DefensaCentral”, klubi francez është i gatshëm të paguajë 230 milionë euro për transferimin e tij, duke kaluar kështu shifrën prej 222 milionë eurosh që u paguan për transferimin e Neymarit te Barça.
Me Luis Enrique në krye të projektit, Paris Saint-Germain e sheh Lamine Yamalin si pjesën perfekte për të vazhduar stilin e tyre fitues.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?