“La Casa de Papel” seriali më i ndjekur në Netflix

Pjesa e pestë vëllimi i dytë i dramës së shumë pëlqyer “La Casa de Papel”(Money Heist), doli më 3 dhjetor, siç ishte paralajmëruar.
Brenda dy ditësh, “Money Heist” vodhi bubullimën e shfaqjeve në gjuhën angleze të Netflix, duke u ngjitur në vendin e parë në listën e top 10 të Netflix-it me shumë më shumë orë shikueshmërie totale sesa shfaqja më e mirë e javës në gjuhën angleze, “Lost in Space”, e cila ka regjistruar 47.38 milionë orë për sezonin e tretë gjatë javës së 29 nëntorit.
“Money Heist”, historia e një grabitjeje bankare, përmban shfaqje të spikatura nga Úrsula Corberó, Álvaro Morte, Itziar Ituño, Pedro Alonso dhe Najwa Nimri.
Shfaqje të tjera jo në gjuhën angleze që kanë dëshmuar fuqinë e tyre në top 10 të Netflix përfshijnë dramat koreane ”Squid Game” (21.2 milion orë) dhe “Hometown Cha-Cha-Cha” (11.56 milion) të cilat kanë mbajtur top listën.
Ndër serialet në gjuhën angleze, pas “Lost in Space” ishte “True Story”, drama e Kevin Hart që rrëmbeu 29.81 milionë orë shikime në javën e dytë në top 10.
Për të dhjetën javë radhazi, seriali “Maid” u rendit në listën e top 10 shfaqjeve në gjuhën angleze me 15.8 milionë orë të shikuara, dhe “Cowboy Bebop” zbarkoi në vendin e nëntë (15.26 milionë orë)./21Media

Back to top button