​Arsenali mposht Watfordin, Conte e nis me barazim në Premier Ligë me Tottenhamin

Arsenali e ka shënuar një tjetër fitore shumë të rëndësishme në Premiuer Ligës duke e mpoishtur Warfordin me rezultat minimal 1-0 në kuadër të xhiros së 11-të të Premier Ligës së Anglisë.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, derisa “Gunners” e shënuan golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 56’ përmes Smith Rowe.
Në pesë ndeshjet e fundit Arsenali ka tri fitore dhe dy barazime, ndërsa renditet në vendin e pestë me 20 pikë.
Skuadra tjetër londineze Tottenhami ka barazuar pa gola në derbi me Evertonin. Kjo sihte ndeshja e parë e Tottenhamit në kampionatin anglez me trajnerin e ri Antonio Conte.
Tottenhami ka 16 pikë pas 11 ndeshjeve duke u renditur në vendin e nëntë, kurse Evertoni është në vendin e 11-të me 15 pikë.

Back to top button