Labi vjen me këngë të re

 
Këngëtari Labinot Tahiri-Labi së shpejti vjen me një projekt të ri muzikor.
Kënga e re nga Labi do të shoqërohet me videoklip, e për xhirime Labi ka shkuar në Ulqin.
Ai ka thënë se është hera e parë që po xhiron në qytetin e bukur të Ulqinit.
“Po punohet e kur punohet shpërblehet mundi. Po vjen edhe një këngë e re së shpejti. Për herë të parë xhiroj në Ulqinin e bukur”, ka shkruar Labi në InstaStory.

Ndryshe, “Për xhanin” është projekti i fundit nga Labinot Tahiri në bashkëpunim me Burakun./21Media

 

Back to top button