A do të shkarkohet Deschamps, ky është reagimi i Federatës së Futbollit të Francës
Presidenti i Federatës Franceze të futbollit, Noel Le Graet nuk e fsheh hidhërimin për eliminimin nga Euro 2020. Hidhërimi vjen pas eliminimit të papritur të Francës nga Kampionati Evropian, mbrëmë nga Zvicra dhe e ardhmja e trajnerit Didier Deschamps tani duhet të qartësohet.
“Në 3-1 mendova se ishte fituar ndeshja nga ne, unë jam padyshim shumë i zhgënjyer.”, tha presidenti i Shoqatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet.
Për të ardhmen e trajneri Didier Deschamps, Le Graet nuk dha ndonjë qartësim duke shpjeguar si “ai nuk beson” se disfata, e papritur dhe e parakohshme, mund të çojë në një shkarkim të trajnerit edhe pse për këtë do të bisedojnë së bashku në ditët në vijim.
“Unë jam shumë i afërt me të, unë i njoh vështirësitë e futbollit”, shtoi numri një i futbollit transalpin, duke u munduar të qetësojë kritikat për menaxhimin e ndeshjes kundër zviceranëve.
Kontrata e ish-mesfushorit të Juventusit skadon pas përfundimit të Kupës së Botës 2022.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?