Lady Gaga në krye të listës së personaliteteve më bukur të veshura 2021

 
Lady Gaga, në krye të listës vjetore të personaliteteve më bukur të veshura. Këtë vlerësim e bëri revista People, në edicionin vjetor.
Gaga u vlerësua “Ikonë”, përkundër asaj se asnjëherë nuk shkeli në tepihun e kuq këtë vit.
Në këtë radhë, People e çmoi për dukjen e saj me stil të lartë.
Listën prej dhjetë personaliteteve më bukur të veshura për këtë vit e plotësojnë edhe një radhë yjesh, si Zendaya dhe fituesja e Oskarit, Viola Davis.
Në radhë të personaliteteve të tjera janë edhe: Leslie Odom Jr,  Anya Taylor-Joy, Mindy Kaling, Cynthia Erivo, Dan Levy, Regina Hall dhe këngëtarja H.E.R.
Askush më shumë se Zendaja nuk ka befasuar me veshje këtë vit, shkruan People për 25 vjeçaren. Kjo revistë me këtë i referohet paraqitjeve të Zendajas në tepihun e kuq me veshjet unike.
Artisti Odom Jr. i cili paraqitet me rol në filmin “One Night in Miami”, u vlerësua për sjellje shumëngjyrëshe të veshjeve në tepihun e kuq, e Dan Levy u vlerësua favorit i fansave.
Edicioni i parë i revistës People u lansua në mars të vitit 1974./21Media

Back to top button