Minatori ende i bllokuar në galerinë ku nxirrte bukën e fëmijëve

Në thellësinë e kësaj miniere në Bulqizë nuk gërmohet për të nxjerrë krom, por një njeri gjallë a vdekur qoftë.
Muharrem Plaku u bllokua aty të mërkurën pas një shembje në galeri dhe prej asaj kohe asgjë nuk dihet për fatin e tij.
Çdo karrocë që del mban gjallë shpresën tek familjarët e kolegët se 60 vjeçari mund të nxirret i gjallë.
Por teksa pirgjet e gurëve rriten jashtë minierës, dëshpërimi shtohet sërish në fytyrat e ngrysura nga vuajtjet e hallet të njerëzve të nëntokës.
Në shtëpinë e zjarrmëtarit të minierës në fshatin Peladhi prej tre ditësh presin lajm.
“A është gjallë apo ka vdekur? Ta dimë të paktën, mos rrimë me shpresa”, thotë bashkëshortja.
Bashkëshortja e Muharremit, Afërdita, me lot ne sy kërkon që shteti të nxjerrë përgjegjësitë!
“S’ka dalë nga galeria, të ishte ngritur gjithë Tirana ta nxirrnin. Ma shkatërroi jetën, më ka shkatërruar si shtëpi,” thotë ajo.
Tregon se e përcolli burrin për punë si zakonisht, mëngjesin e së mërkurës, ndërsa thotë se zemra I ngriu kur telefoni që ishte sinjal i jetës nuk ra.
“Në 05:30 e kam përcjellë te porta për punë me një copë bukë në xhep. Ai më çonte zile në orën 13:00, kur tha çuni është babi im.”
Familjarët e minatorëve të Bulqizës jetojnë çdo ditë me me frikën se se ata që zbresin qindra metra nën tokë për bukën e gojës nuk do të dalin në dritë.
Dhimbja thonë thellohet kur për ta nuk bëhet drejtësi.
“I fshehin, i bëjnë dokumentet..”
“Të paktën trupin se puna e tij u mor vesh, 3 ditë nën tokë.”
Aksidenti u shënuar në galeritë e kompanisë me aksionar ish-kryebashkiakun e Bulqizës Myfit Duriçi dhe vëllezëve të tij Ilber e Kapllan Durici, ku ky i fundit rezulton administrator./oranews

Back to top button