Vdiq njëra nga këmbësoret që u aksidentua sot në rrugën Gjakovë-Prizren

(Lajm i përditësuar)

Njëra nga këmbësorët që u aksidentuar sot në rrugën Gjakovë-Prizren ka ndërruar jetë në QKUK.

Nga përplasja e dy makinave mbetën të lënduar shtatë persona.

Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë në Gjakove, Sheremet Elezaj.

“Jemi njoftuar se njëri nga këmbësorët (viktima femër), e cila ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda trupore, fatkeqësisht ka ndërruar jetë”, tha Elezaj.

Elezaj, mes tjerash, tha e lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit dy shoferët e të dy automjeteve të përfshira në aksident, janë ndalur në mbajtje për 48 orë.

Aksident trafiku, shtatë të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Rogovë të Gjakovës me ç’rast ka pasur disa persona të lënduar.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe dy këmbësorë. Fillimisht është raportuar për tre persona të lënduar (dy këmbësorë dhe njëri nga shoferët e automjeteve)”, ka bërë të ditur Elezaj.

Megjithatë, sipas Polcisë më vonë trajtim mjekësor iu është ofruar edhe katër personave tjerë (tre pasagjerë dhe shoferit të automjetit tjetër).

“Rreth orës 12:20 kemi pranuar informatën se në fshatin Rogovë (rruga Gjakovë-Prizren), ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe dy këmbësorë. Fillimisht është raportuar për tre persona të lënduar (dy këmbësorë dhe njëri nga shoferët e automjeteve). Më vonë trajtim mjekësor ju është ofruar edhe katër personave tjerë (tre pasagjerë dhe shoferit të automjetit tjetër). Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugorë’, ka thënë Elezaj./21Media

Back to top button