Haxhiu me udhëzim administrativ për zyrtarët korrektues

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ përmes të cilit kemi përditësuar dhe avancuar procedurën graduese, kriteret e nevojshme që duhet të plotësohen lidhur me gradimin dhe përcaktimin e gradave për zyrtarët korrektues.
Sipas saj ky Udhëzim parasheh kontrollimin e të kaluarës së zyrtarëve, precizon periudhën provuese për ta dhe kornizon promovimin e zyrtarëve korrektues të ShKK-së
“Në përputhje të plotë me parimet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, po punojmë intensivisht në rifreskimin dhe harmonizimin e legjislacionit tonë, për ta bërë atë sa më funksional, modern dhe meritor.”, ka thënë ndër tjerash Haxhiu./21Media

Back to top button