Lajçak e Escobar të premten paradite në Kosovë, Kurti i pret në zyrë

Të premten paradite i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe i dërguari i posaçëm i Washingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, bashkë me këshilltarët e Kancelarit gjerman, Presidentit francez dhe Kryeministres italiane, Plotner, Bonne dhe Talo, do të takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Qeverinë e Kosovës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu për portalin rtv21.tv ka bërë të ditur se në këtë takim do të diskutohet për procesin e dialogut.
“Do të diskutohet për procesin e dialogut dhe hapat e ardhshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër”, ka thënë Kryeziu./21Media

Back to top button