Lajçak e konsideron urgjente zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve

I dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po e konsideron urgjente zgjidhjene çështjes së të pagjeturve është urgjente.
Ai këtë e ka theksuar përmes një postimi Twitter, ku ndër tjerash shkruan se qytetarët që kanë të humbur personat e tyre të dashur meritojnë të mbyllet kjo çështje.
“Zgjidhja e fatit të më shumë se 1600 personave ende të zhdukur është urgjente. Të gjithë të dashurit, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike meritojnë të mbyllet kjo çështje. Kjo është arsyeja pse unë vizitova Qendrën e Dokumentacionit, u takova me Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur dhe mora pjesë në shfaqjen ‘Uji dhe qirinjtë’, shkruan Lajçak.


I dërguari i BE-së për dialogun i cili po qëndron në Kosovës, dje u takua me kryeministrin Albin Kurti, ndërsa sot gjatë ditës pritet të takojë partitë opozitarte./21Media

Back to top button