Lajçak e publikon fotografinë nga darka me Kurtin e Vuçiqin
I dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka publikuar të mërkurën në mbrëmje fotografi nga një darkë e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Lajçak ka shkruar në “Twitter” se diskutimi në nivel të kryenegociatorëve do të mbahet më 13 maj.
“E mirëpritëm mundësinë për një darkë joformale diskutimi rreth Dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Berlin. Mirënjohës ndaj qeverisë gjermane për pritjen. Ne do të vazhdojmë diskutimin në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj”, shkroi Lajçak.
Welcome the opportunity for an informal dinner discussion about the Dialogue with Prime Minister Kurti and President Vucic in Berlin. Grateful to the German government for hosting. We will continue the discussion on the level of Chief negotiators on 13 May. pic.twitter.com/o9PYXkc2Wd
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 4, 2022
Në media është raportuar se kjo darkë ka filluar që nga ora 19:45./21Media