Lajçak falënderon SHBA-në për marrëveshjen

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak i ka falënderuar kryenegociatorët për marrëveshjen që u arrit sonte për targat në Bruksel.
Ai, gjithashtu, ka falënderuar edhe Departamentin amerikan të Shtetit dhe diplomacinë amerikane, siç ka shkruar ai, për mbështetjen e parezervë.
“Falënderimet e mia sonte shkojnë të Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, për qasjen e tyre konstruktive sot. Dhe një falënderim i madh shkon te Departamenti i Shtetit dhe diplomacia amerikane për mbështetjen e tyre të parezervë”, ka shkruar ai në Twitter.


Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje lidhur me targat këtë të mërkurë.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell tha se me këtë marrëveshje Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve./21Media

Back to top button