Lajçak flet për Pahorin si emisar i ardhshëm i BE-së: E njeh rajonin

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur për ish-presidentin slloven Borut Pahor.

Ky i fundit ështëi përfolur si zëvendësues i mundshëm i Lajçakut në mandatin e radhës.

Ai ka thënë se Pahor e njeh rajonin dhe është i interesuar për rajonin dhe ky është faktor i rëndësishëm nëse e merr pozitën e emisarit.

“E kam njohur presidentin Pahor për shumë vjet. Jemi takuar dhe kemi diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor në disa raste, e di se ai është shumë i interesuar në rajon dhe ka njohuri për rajonin. Sigurisht se ky është një faktor i rëndësishëm”, ka thënë Lajçak në një intervistë për N1 të Sarejvës.

Tutje, Lajçak ka theksuar se është logjike që me lidershipin e ri të BE-së, që një fazë e re e procesit do të fillojë.

“Kështu që deri më 31 gusht jam plotësisht përgjegjës dhe i përkushtuar për këtë proces”, shtoi Lajçak.

Back to top button