Votimi për largimin e kryetarëve në veri, KQZ mblidhet sot

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës, me fillim nga ora 14:00.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media ku thuhet se në rend dite janë aktivitetet e Sekretariatit të KQZ’së, siç është njoftimi lidhur me organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet nesër.

Rendi i plotë i ditës:

1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit Nr.24/2024

3. Aktivitetet e SKQZ
– Njoftim lidhur me organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit
të kryetarëve të komunave në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë
e Veriut, që do të mbahet më 21.04.2024.

4. Shqyrtimi dhe miratimi i Procedurave të QNR-së

5. Të ndryshme/21Media

Back to top button