Lajçak i zhgënjyer me vendimet për Ballkanin Perëndimor
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Samiti BE-Ballkani Perëndimor ka zhgënjyer sërish vendet e rajonit.
Lajçak ka thënë se vendime u morën për Europën Lindore, por jo edhe për Ballkanin Perëndimor. Ai ka thënë se kjo gjeneron zhgënjim të thellë në rajon.
“Ne morëm një vendim gjeopolitik për Evropën Lindore, por nuk mund të kemi të njëjtin këndvështrim strategjik për Ballkanin Perëndimor. Kjo gjeneron zhgënjim të thellë në rajon. Jam krenar për udhëheqjen tonë evropiane në Lindje, por ne duhet ta rifitojmë atë për fqinjët tanë juglindorë”, ka shkruar Lajçak.
We took a geopolitical decision on Eastern Europe, but we fail to have the same strategic view on the Western Balkans. This generates deep disappointment in the region. I’m proud on our 🇪🇺 leadership in the East, but we must regain it for our South-Eastern neighbors – @ #EFW22 pic.twitter.com/kD8QXF7jIK
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 24, 2022
Në takimin dy ditor të liderëve të 27 vendeve të BE-së në Bruksel, s’ka pasur asnjë rezultat konkret sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën./21Media