​293 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 293 raste të reja me koronavirus nga 1 mijë e 80 testime.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2, ndërsa janë shëruar 149 qytetarë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 278 mijë e 504 raste, prej tyre 273 mijë e 620 janë shëruar, ndërsa kanë vdekur 3 mijë e 497 pacientë.
Në Shqipëri, janë 1 mijë e 387 raste aktive me koronavirus ./21Media

Back to top button