Lajçak kërkon nga Vuçiq zgjidhje urgjente për energjinë e targat

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar sot në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin ka diskutuar për çështjen e energjisë dhe targave.
“Në Beograd sot vazhdova diskutimin tim të hapur dhe serioz me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në rrugën përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve. Energjia dhe targat ishin temat kryesore në agjendën tonë pasi nevojiten urgjentisht zgjidhje. Kam ndjekur gjithashtu çështjet aktuale me Petar Petkoviq”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Ndërsa Vuçiq pas takimit me Lajçak u shpreh se ishte një bisedë serioze për dialogun Kosovë-Serbi.
“Një bisedë serioze dhe e përgjegjshme me Miroslav Lajçak, për çështje të hapura në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar Vuçiq në Instagram, pas takimit./21Media

Back to top button