Pagesa e pensioneve shtyhet për nesër, iu jepen edhe 100 euro shtesë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar të gjithë pensionistët se pagesa e pensioneve e paraparë të bëhej sot, është shtyrë për ditën e nesërme.

Në njoftim bëhet e ditur se arsyeja e shtyerjes është aplikimi i shtesës prej 100 euro sipas vendimit të Qeverisë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, për të cilën ka qenë i nevojshëm një proces shtesë verifikimi.

“Duke shpresuar në mirëkuptim të të gjithë përfituesve, ju sigurojmë se stafi i ministrisë është duke punuar intenzivisht ashtu që ekzekutimi i pensioneve me shtesën prej 100 euro të bëhet nesër që në sesionin e paradites”, ka njoftuar Ministria e Financave./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button