Lajçak: Kosova dhe Serbia afër arritjes së një marrëveshjeje

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se janë gati të arrijnë marëveshje në, siç e quan ai, “disa dokumente” pas takimit me palën kosovare dhe asaj serbe.
“Pas 11 orësh negociata intensive dje, jemi afër arritjes së një marrëveshjeje për disa dokumente. Por si shpesh, hapi i fundit është më i vështiri. Puna vazhdon”, ka shkruar Lajçak.


Dje në Bruksel u  zhvilluan takime në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve./21Media

Back to top button