Lajçak lë mundësinë e hapur për takim Kurti- Vuçiq para pushimeve të verës

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirolav Lajçak, parlajmëroi për një takim ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq para pushimeve të verës në Bruksel.
Në ditën e fundit të qëndrimit në Kosovë, ai në një konferencë për media tha se ka pasur diskutime të gjata me Kurtin, dhe shtoi se takimi i radhës i kryenegociatorëve do të zhvillohet në korrik.
“Gjithashtu jemi duke punuar që t’i takojmë të dy udhëheqësit, kryeministrin Kurti dhe presidentit Vuçiq. Do të dëshiroja që kjo të ndodhë para pushimeve verore në Bruksel”, tha ai./21Media

Back to top button