Lajçak me këshilltarët e Macron dhe Scholz nesër në Kosovë (Video)

Qeveria nuk jep detaje për çështjet që do të diskutohen.-Shasha: Asociacioni do të jetë një nga mesazhet kuçe të këshilltarëve.-Kurti: Agresiviteti i Serbisë përballë Kosovës tregon dobësimin e saj
Uniteti ndërmjet SHBA-së dhe BE-së në procesin e dialogut Kosovë- Serbi, sipas njohësve të rrethanave politike në Kosovë, shton pritshmëritë se ky proces po hynë drejt fazës së arritjes së marrëveshjes përfundimtare mes dy shteteve. Ndërsa themelimit i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, pritet të jetë një nga mesazhet kryesore të emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak dhe këshilltarëve të Macron dhe Scholz, gjatë vizitës së nesërme në Kosovë. Në qeveri nuk dhënë detaje për çështjet që do të diskutohen.(Përgatiti: Burim ZARIQI,kamera: Berat BAHTIRI)./21Media

Back to top button