Lajçak në New York takon Ramën, Vuçiqin dhe Abazoviqin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq si dhe kryeministrin në largim të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Këto takime i ka zhvilluar në margjina të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në SHBA
Gjatë takimit me Ramën dhe Vuçiqin ka diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi, ndërkaq me Abazoviqin për gjendjen politike në Mal të Zi.
“Pata një takim shumë të dobishëm me Edi Ramën në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Ne diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor. Mirënjohës për njohuritë dhe mbështetjen e tij për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar Lajçak.


Kurse në takimin me presidentin serb ka folur për dialogun.
“Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë javën e kaluar, unë po ashtu vazhdova bisedën me presidentin e Serbisë, Vuçiq në New York…Ne biseduam për mënyrën si ta çojmë para normalizimin e raporteve me Kosovën”, ka shkruar ai.


E me kryeministrin në largim të Malit të Zi ka diskutuar për situatën politike atje.
“Bisedova me Dritan Abazoviqin rreth situatës aktuale politike në Mal të Zi. Potencova se BE pret progres të dukshëm të Malit të Zi në reformat drejt BE-së”, ka shkruar Lajçak./21Media

Back to top button