Lajçak nesër në Kosovë, do të takohet me Kurtin

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të vijë për një vizitë në Kosovë.
Lajçak nesër pritet ta takojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Kryeziu për rtv21.tv ka thënë se takimi do të fillojë në orën 09:00.
Emisari paraprakisht ka qëndruar për vizitë zyrtare në Serbi. Ai e ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Lajçak deklaroi se kanë diskutuar se si do të respektohet marrëveshja për targa, si dhe hapat e ardhshëm për normalizimin e marrëdhënieve sipas planit franko-gjerman./21Media

Back to top button