Lajçak nis takime me shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takime me përfaqësues të disa shteteve të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Ai ka njoftuar në Twitter për takimin që ka pasur të hënën me ministrin e Jashtëm të Spanjës, Jose Manuel Albares.
“U takova sot me ministrin e jashtëm të Spanjës, Malbares, për ta përditësuar atë për gjendjen e lojës në dialog. Ne kemi nevojë për progres të shpejtë në këtë moment kritik drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mirënjohës për Spanjën për mbështetjen e fortë ndaj përpjekjeve të BE-së”, ka shkruar Lajçak në Twitter.


Lajçak ka shkruar edhe për takimin që ka pasur me ministrin e jashtëm të Sllovakisë, Rastislav Kaçer e me ministren e jashtme sllovene Tanja Fajon.
“E kam njoftuar për vizitën time të fundit dhe angazhimin tonë për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi. E vlerësojnë përkrahjen e fortë të Sllovakisë ndaj të ardhmes së rajonit”, ka shkruar Lajçak për takimin me ministrin sllovak Kaçer.


E për takimin me Fajonin, ka thënë se është “kyçe të mbahet rajoni lartë në agjendë e BE-së”.


Spanja e Sllovakia janë dy nga pesë shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Në këtë mes janë edhe Rumania, Greqia e Qipro.

Back to top button