Osmani në takim me Mattarella: Na bashkon orientimi ynë i përbashkët për paqe, demokraci e sundim të ligjit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu gjatë vizitës në Itali është pritur nga Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella.
Osmani ka thënë se gjatë takimit me Mattarellan, u konfirmuan marrëdhëniet miqësore në mes dy vendeve, teksa u diskutua mundësia për thellim të bashkëpunimit bilateral.
“Në Romën historike pata kënaqësinë të mirëpritem nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, me ç’rast u konfirmuan marrëdhëniet miqësore në mes të dy vendeve tona dhe u diskutuan mundësitë e shumta për thellim të bashkëpunimit bilateral. Me Italinë e historisë së jashtëzakonshme, artit botëror, traditës kulinare e pejsazheve magjepëse ka kaq shumë gjera që na bashkojnë. Por, mbi të gjitha na bashkon orientimi ynë i përbashkët për paqe, demokraci e sundim të ligjit. Andaj, së bashku diskutuam për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit si dhe për kontributin tonë të përbashkët për paqe e stabilitet në rajon”, ka shkruar Osmani në Facebook./21Media

Back to top button