Lajçak: Nuk ka afat zyrtar se kur Prishtina dhe Beogradi duhet t’i përmbushin kërkesat e BE-së

Ende nuk ka ndonjë afat zyrtar rreth asaj se kur Prishtina dhe Beogradi duhet t’i përmbushin kërkesat e Bashimit Evropian, kështu tha i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovës-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Nuk ka një afat zyrtar. Por në politikë gjithçka është e lidhur. Shihni sa përfaqësues të lartë ndërkombëtarë janë të angazhuar në këtë çështje. Ne patëm telefonata nga presidentja e KE-së Ursula von der Leyen dhe sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken”, ka thënë Lajçak në një intervistë për Euronews Serbia.

Tutje, ai ka shtuar se situata është aq e tensionuar dhe serioze, saqë zyrtarët më të lartë botërorë duhet të merren me të dhe të përfshihen në zgjidhjen.

“E gjithë kjo disi ruhet në atmosferën në bashkësinë ndërkombëtare, në imazhin e Kosovës, Serbisë dhe të gjithë rajonit. Pra, mendoj se është në radhë të parë në interes të Serbisë dhe Kosovës që kjo çështje të zgjidhet dhe rajoni të merret me çështje evropiane, jo me menaxhimin e krizave”, ka thënë Lajçak.

Back to top button