Guerot feston Kurban Bajramin në një familje shqiptare: Ndihem i priveligjuar

Atmosferën e festës së Kurban Bajramit Ambasadori francez, Oliver Guerot e ka përjetuar në familjen e një punëtori të ambasadës.

Në një postim në Twitter Guerot ka thënë se ka qenë i nderuar që këtë festë e ka pritur në familjen e një punëtori të Ambasadës.

“Shume i nderuar që e festova Bajramin në familjen e njërit nga të punësuarit në Ambasadë. Ndihem i priveligjuar që e festova Bajramin me një nga kolegët që punojnë në Ambasadë”, ka shkruar ai në Twitter./21Media

Back to top button