Stoltenberg: Stoltenberg: Kosova e Serbia të përmbahen nga çdo gjë që mund të përshkallëzojë tensionet

Gjatë takimit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas ndër temat  e diskutuara ka qenë edhe situata e krijuar në Kosovë.
Stoltenberg, sërish u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë për shtensionim të situatës në veri.
“Të përmendi edhe Kosovën, për të cilën diskutuam në takimin tonë. Misioni ynë KFOR po vazhdon të përmbushë mandatin e tij, që buron nga OKB-ja, në mënyrë të paanshme. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga çdo gjë që mund të përshkallëzojë mëtutje tensionet. Dhe të kthehen menjëherë te dialogu i lehtësuar nga BE-ja, që është rruga e vetme përpara”, ka thënë Stoltenberg, sipas faqes zyrtare të NATO-s./21Media
Back to top button