Lajçak për TV21: Po përgatis takimin mes Kurtit e Vuçiqit para pushimeve të verës

Në Forumin e Prespës po merr pjesë edhe i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, i cili në një intervistë ekskluzive për TV21, tha se është në organizim e sipër të një takimin në Bruksel mes kryeministrit të Kosovën, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq. Sipas tij takimi pritet të realizohet para pushimeve të verës. Shtoi se ajo që po merren tani është implementimi i marrëveshjeve që janë nënshkruara në të kaluarën, trajtimi i problemeve aktuale dhe formësimi i raporteve në të ardhmen mes Kosovës dhe Serbisë.
“Gjëja e dytë që ne po bëjmë është se po i adresojmë çështjet aktuale, problemet e krijuara siç ishte problemi me targat e që krijoi kriza serioze në shtator. Ne po sigurohemi që gjërat nuk do të dalin jashtë kontrollit dhe nuk do të ketë tensione sepse këto askujt nuk i duhen. Gjëja e tretë dhe më e rëndësishme është që t’u japim formë raporteve në të ardhmen mes Kosovës dhe Serbisë dhe këtë ne e quajmë normalizim. Ka shumë punë, jo aq të dukshme, negociatorët takohen çdo muaj dhe gjithmonë kemi 7, 8, 9 tema në agjendë, kemi disa dokumente në fazë të avancuar të përgatitjes dhe unë po planifikoj të përgatisë takimin e ardhshëm mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti në Bruksel së shpejti dhe po punojmë mbi të.
-Sa shpejt?
-Sa shpejt… Ambicia ime është para pushimeve të verës.”- tha Mirosllav Lajçak, Përfaqësues Special./TV21

Back to top button