Lajçak në vizitë dyditore në Kosovë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, do të mbërrijë në Prishtinë sot për një vizitë dyditore për t’u takuar me liderët kosovarë për të biseduar për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe çështje të tjera.

Lajmi u konfirmua për Rel nga Ioanna Lachana, zëdhënësja e Zyrës së BE-së në Prishtinë.

Lajçaku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, si dhe me përfaqësuesit e opozitës në Kosovë.

Back to top button