Lajçak: Takimi i së hënës mes kryenegociatorëve, mundësi e mirë për hapa konkretë përpara

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe me kryenegociatorin serb Petar Petkoviq.

Lajçak në Twitter ka thënë se takimi paralajmëruar të hënën në nivel kryenegociatorësh është mundësi e mirë për t’i adresuar çështjet e dialogut.

“Në Beograd u takova me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe drejtorin Petar Petkoviq për të diskutuar rrugën përpara për zbatimin e Marrëveshjes. Takimi i kryenegociatorëve të hënën e ardhshme është një mundësi e mirë për të rënë dakord për hapat konkretë të ardhshëm”, ka shkruar ai.

Lajçak dje ka qëndruar edhe në Kosovë, ku është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kryetarin e Mitrovicës Jugore, Bedri Hamzën, përfaqësuesit e shoqërisë civile në veri si dhe përfaqësuesit e Listës Serbe.

I pyetur se a mund të vijë deri te tensionimi i situatës në veri, pas betimit të kryetarëve shqiptarë në katër komunat atje, Lajçak është deklaruar se janë dy rrugë përpara: normalizim ose konfrontim, dhe se kjo e fundit nuk është në interes të askujt./21Media

Back to top button