Lajçak takon kryediplomatin grek, diskutojnë për dialogu Kosovë-Serbi

Procesi i dialogut Kosovë- Serbi ishte një ndër temat e diskutimit në takimin e të dërguarit Special të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Mirosllav Lajçak me ministrin e e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Po ashtu Lajçak përmes një postimi në Tëittyer njoftoi se e ka falënderuar Dedias për interesimin e treguar për Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen e përpjekjeve të bashkuara të BE-së në rajonin Ballkanik.

Për takimin ka njoftuar edhe vet Dendias në Twitter.

“Gjatë një takimi të mbajtur më herët sot në diskutova me MiroslavLajcak për përparimin e Dialogut Beograd-Prishtinë dhe perspektivën e BE -së #Ballkani Perëndimor .”, ka shkruar ai. /21Media

 

Back to top button