Lajçak takon ministrin e jashtëm serb, diskutojnë për dialogun

 

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar sot në Beograd me ministrin e Jashtëm serb, Nikola Selakoviq.

Lajçak ka njoftuar se në këtë takim është biseduar për çështjen e dialogut.

“Vizitën në Beograd e nisa me ministrin e Jashtëm Selakoviq, të cilin e takova për herë të parë sot. Patëm një diskutim të dobishëm dhe konstruktiv për dialogun dhe rëndësinë e tij për të ardhmen evropiane të Serbisë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Në takim ishe i pranishëm edhe ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, i cili për herë të parë ka shoqëruar Lajçakun në një vizitë në Ballkanin Perëndimor./21Media 

Back to top button