​Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

 

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 54-vjeçar, pasi gjatë një kontrolli në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të tij në Kufc i Epërm të Novobërdës, janë gjetur një sasi armësh.

Si dëshmi materiale, Policia ka konfiskuar një pushkë automatike me pesë karikatorë, njëqind e tetëdhjetë e katër fishekë të kalibrit 7.62 mm, dhe një pistoletë TT, me dhjetë fishekë dhe dy karikatorë kalibri 7.62.

Me urdhër të Prokurorisë kompetente i dyshuari u dërgua në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./21Media

Back to top button