Lajçak: Të kapërcejmë të kaluarën, të kërkojmë dialog

Në Forumin e Prespës, Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se kanë folur për komponentët për pajtimin në Ballkanin Perëndimor.

Në një postim në Twitter, Lajçak shtoi se duhet të kapërcehet e kaluara dhe duhet fokusim në dialog.

“Në Forumin e Prespës ne diskutuam komponentët për pajtimin në Ballkanin Perëndimor. Theksova se duhet të kapërcejmë të kaluarën e trashëguar, të kërkojmë dialog, të fokusohemi në të ardhmen e përbashkët europiane, të jemi të guximshëm dhe të kemi një vizion për të gjithë rajonin”, ka shkruar Lajçak./21Media

Back to top button