Lajçak thotë se vlerëson gatishmërinë e Vuçiqit për të kontribuar për zgjidhje politike të krizës në veri

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha se vlerëson gatishmërinë e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq për zgjidhjen e krizës në veri.

Këto deklarata të Lajçak erdhën pas takimit që ky i fundit bashkë me emisarin amerikan Garbiel Escobar zhvilluan me presidentin serb Vuçiq.

“Në Beograd, Escobar dhe unë patëm diskutime të gjata me Vuçiq për gjendjen komplekse të serbëve në Kosovë. Dhuna nuk është kurrë e pranueshme dhe nevojitet urgjentisht një zgjidhje politike për krizën aktuale. Ne e vlerësuam gatishmërinë e tij për të kontribuar”, shkroi Lajçak në Twitter.

Ky i fundit dhe Escobar qëndruan për vziitë edhe në Kosovë gjatë ditës së martë ku dhanë porosi të qarta  për shtensionimin e situatës në veri , duke bërë thirrje për zgjedhje të reja atje./21Media

Back to top button